ShowBiz
Vdes në moshën 34 vjeçare, producentja e njohur e muzikës
Demokracia
15:45 | 30 Janar 2021

Share:

Sophie, muzikantja dhe producentja eksperimentale e muzikës pop, e nominuar nga Grammy, ka vdekur në moshën 34 vjeçare pas një “aksidenti të papritur” në Athinë.

Artistja e lindur në Glasgow ka punuar me Madonnën dhe Charli XCX, rapotojnë mediat e huaja dhe transmeton Demokracia.com

Në një deklaratë, menaxhmenti i saj tha se ajo vdiq rreth orës 04:00 të së shtunës në kryeqytetin Grek, ku ajo jetonte.

“Sophie ishte një pioniere e një tingulli të ri, një nga artistet më me ndikim në dekadën e fundit,” lexohej në të.

“Jo vetëm për prodhimin e zgjuar dhe krijimtarinë, por edhe për mesazhin dhe atë që u arrit. Një ikonë e çlirimit.”

Një deklaratë e mëtejshme nga labeli “Transgressive”, shpjegoi se si kishte ndodhur “aksidenti i tmerrshëm”.

“Ajo ishte ngjitur për të parë hënën e plotë, më pas rrëshqiti dhe ra,” postuan ata në internet. “Ajo do të jetë gjithmonë këtu me ne.”

“Familja falënderon të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen e tyre dhe kërkon privatësi në këtë kohë shkatërruese”.

Sophie ishte një artiste e cila u doli gjithmonë kundër kufizimeve, normave shoqërore dhe aktiviste për të drejtat e transgjinorëve, pasi edhe vetë ishte një prej tyre. /Demokracia.com

Sophie

Të ngjashme