Arte
Vdes në moshën 111 vjeçare animatorja e filmit ‘’Borbardha dhe shtatë xhuxhat’’
Demokracia
16:47 | 13 Tetor 2021

Share:

Ka vdekur në moshën 111 vjeçare Ruthie Tompson, artistja e animacionit, e filmit të parë të animuar në Disney, “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët’’.

Tompson ‘’ndërroi jetë paqësisht në gjumë’’ në shtëpinë e saj në Motion Picture and Television në Woodland Hills, California, njoftoi kompania Walt Disney në një deklaratë, raporton USA today, përcjellë Demokracia.com.

 Ajo arriti shumë gjatë jetës së saj, duke u bërë një nga tre gratë e para të ftuara për t’u bashkuar me Unionin Ndërkombëtar të Fotografëve, në 1952.

Tompson u njoh gjithashtu si punonjësja me historinë më të gjatë me themeluesit e “Walt dhe Roy Disney” dhe ajo u regjistrua në “Hall of Fame” të Disney Legend, në vitin 2000 për kontributet e saj të jashtëzakonshme në “The Walt Disney Company”.

E lindur më 22 korrik 1910, në Portland, Maine, Tompson u rrit në Boston para se të zhvendosej në vitet 1920 me familjen e saj në Los Angeles, pranë studios së parë të animacionit të Walt dhe Roy Disney. /Demokracia.com/

 

 

 

Të ngjashme