Lajme
Vdes në lokalin e tij një burrë në Prizren
Demokracia
08:39 | 13 Maj 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Lutogllavë të Prizrenit një burrë ka vdekur.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rastin e ka raportuar djali i viktimës pasi i njëjti ishte alivanosur derisa ishte në lokalin e tij.

HETIM I VDEKJES/ Fsh. Lutogllavë, Prizren (DM 784/741) 12.05.2023 – 15:12. Ankuesi  kosovar ka njoftuar policinë se babai i tij derisa ishte në lokalin e tij është alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë në konsultim me prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime./Demokracia.com/

Të ngjashme