Sport
Vdes në aksident me motor ish-kampioni i botës në moshën 26-vjeçare
Demokracia
14:48 | 19 Maj 2022

Share:

Bota e sportit është futur në një moment zie, ku në moshën 26-vjeçare, ish-kampioni i botës në sportin e patinazhit, Riccardo Passarotto ka ndërruar jetë pas një aksidenti.

Sipas “Il Gazzettino”, Passarotto pësoi një aksident rrugor teksa ishte duke ecur me motor në Rovigo.

Ish-kampioni kohët e fundit ishte duke u marrë si përgatitës atletik dhe ushtrohej në palestër duke u bërë edhe bodybuilder.

Pas aksidentit ai u dërgua menjëherë në spital por fatin e keq nuk ia doli të luftonte për jetën.

Të ngjashme