Lajme
Vdes Mikhail Gorbaçov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik
Demokracia
22:56 | 30 Gusht 2022

Share:

Mihail Gorbachov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, vdiq në moshën 92-vjeçare pas një sëmundje të gjatë, raporton mediumi kroat Index.hr.

Informacioni për vdekjen e Gorbaçovit, siç raporton mediumi kroat, u publikua nga media shtetërore ruse RIA dhe TASS.

Gorbaçovi ishte lideri i tetë dhe i fundit i Bashkimit Sovjetik dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1990. Nga viti 1985 deri në 1991, ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të BRSS dhe nga 1988 deri në 1991, President i Shtetit, transmeton Reporteri.

Ideologjikisht, në fillim të karrierës së tij politike, Gorbaçovi ishte i prirur drejt marksizmit dhe leninizmit, por në fillim të viteve ’90 ai ishte kthyer në idenë e demokracisë sociale.

Të ngjashme