Lajme
Vdes Madeliene Albright, sekretarja e parë grua e SHBA-së
Demokracia
19:47 | 23 Mars 2022

Share:

Madeleine Albright, gruaja e parë që ka shërbyer si sekretare e Shtetit Amerikan, ka vdekur pasditen e së mërkurës.

Albright, ka vdekur në moshën 84 vjeçare, përcjell Demokracia.com.

Vdekja e saj është konfirmuar përmes një letre që është dërguar te stafi i grupit Albright Stonebridge, një kompani e krijuar nga vet ajo.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka qenë kryetare e bordit të politikave të mbrojtjes në Shtëpinë e Bardhë.

Albright në kohën sa ka qenë sekretare e SHBA-së, ka qenë faktor kryesor për bombardimin e NATO-s kundër Serbisë, përcjell Demokracia.com.

Ajo ka luajtur një rol kyq edhe në bisedimet e Rambujesë. Ish-sekretarja amerikane, edhe pas pensionimit nga politika, ka vazhduar mbështetjen për shtetit e Kosovës.

Në vitin 2019, Albright kishte vizituar Kosovën në një pritje të organizuar nga presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, ku ishte zbuluar edhe statuja e saj në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme