Ish-futbollisti i Kombëtares së Belgjikës, Wilfried Van Moer ka vdekur në moshën 76-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Belgjikës përmes një njoftimi, shkruan Demokracia.com.
Moer ka vdekur në njërin nga spitalet e qytetit të Leuvenit. Van Moer njihej me nofkën “Gjenerali i vogël”.
Van Moer luajti në dy kampionate botërore me Belgjikën (1970, 1982), po ashtu në Kampionatin Evropian.
Ai luajti 57 ndeshje për ekipin kombëtar dhe shënoi nëntë gola. /Demokracia.com