ShowBiz
Vdes këngëtarja australiane Anita Lane
Demokracia
18:11 | 29 Prill 2021

Share:

Këngëtarja dhe tekstshkruesja australiane, Anita Lane ka vdekur.

Vdekjen e këngëtares e cila ishte e njohur për bashkëpunimet me Nick Cave e ka konfirmuar një përfaqësues I labelit të saj.

Nuk është treguar shkaku I vdekjes, ndërsa Lane ishte 60-vjeçare, shkruan Demokracia.com.

Lane kishte lindur në Melbourn dhe vijoi shkollën e artit, ku edhe filloi lidhjen me Cave në vitet 1970.

Më pas dyshja u vendos në Europë dhe së bashku sollën shumë këngë dhe albume. /Demokracia.com/

Të ngjashme