Lajme
Vdes këmbësorja e aksidentuar nga kamioni në Manastericë të Prizrenit
Demokracia
14:48 | 02 Gusht 2022

Share:

Një grua ka humbur jetën të hënën pasi është aksidentuar nga një kamion.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Manatsericë të Prizrenit, njofton policia.

Gruaja ishte dërguar me lëndime trupore për trajtim mjekësor, por që nuk iu ka bërë ballë plagëve të pësuara.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe këmbësores viktimës femër kosovare. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka është dërguar në trajtim mjekësor ku dhe më pas është njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme