Lajme
Vdes këmbësori që u godit nga vetura para tri javësh në Ferizaj
Demokracia
10:30 | 05 Qershor 2023

Share:

Prishtinë-Policia e Kosovës njofton se një person që po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga 12 maji pas një aksidenti trafiku në të cilin ishte përfshirë në Lloshkobare të Ferizajt, ka vdekur në orët e para të së hënës.

Policia ka njoftuar në raportin e saj 24-orësh që viktima ka vdekur rreth orës 01:15.

Viktima është goditur nga një veturë në këtë fshat të Ferizajt në mesnatën e 12 majit. Ai fillimisht është dërguar në emergjencën e Ferizajt, e më pas është transferuar në QKUK.

Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme