Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Asllan Istrefi.
Lajmin për vdekjen e Istrefit, i cili shërbeu edhe si mësimdhënës, drejtor shkolle profesor e bëri të ditur profesori Pajazit Hajzeri.
“Profesorin e njoha shumë vite më parë, në fillimet e rrugëtimit tim. Profesori do të na mungoi që të takohemi, të bisedojmë, të konsultohemi, të shkëmbejmë mendime, ide dhe literaturë për çështje të ndryshme historike dhe kombëtare”, ka shkruar Hajzeri.