Sport
Vdes ish-sportisti i njohur kosovar, ishte kontribues i madh i notit në vitet e ‘70-ta
Demokracia
16:17 | 21 Shtator 2021

Share:

Ditën e sotme ka vdekur ish-sportisti kosovar, Adem Beka.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Federata e Notit të Kosovës përmes një njoftimi, shkruan Demokracia.com.

Beka kujtohet si një personalitet që ka dhënë shumë për sportin e notit gjatë viteve të ‘70-ta.

Njoftimi i plotë i FNK-së:

Lajm i trishte e pikllues,

Sot na la njeriu që i dha shumë Notit, një prej sportistve te shkelqyer te viteve 70ta, Adem Beka.

Ademi ishte një personalitet shumë i afërt dhe i dashur për tërë komunitetin e notit. Ai iku sot në përjetësi për të pushuar.

Adem, ikja jote është e hershme, andaj është vështirë të pajtohemi me mungesën tënde, por në këtë ditë të dhembjes së madhe gjejmë forcë të lutemi që të pushosh i qetë në përjetësi.

Veprimtaria jote do të mbetet gjithmonë pjesë e paharruar e notit, Kampion i padiskutuëshem ne veqanti notit ne ujra te hapura.

Ademi ishte kampion i padiskutuëshem ne not si në pishina astu edhe në ujra te hapura nder gjeneratat e para qe garoj per Kosoven edhe ne maratonat e notit jashte Kosovës, siq ishte Maratona e Hvarit CRO e shumë te tjera.

Shpirti sportiv i juaji dhe motivi qe kishit do na percjell perherë.

Ne emrin tim personal dhe në emer të komunitetit të notit ju shprehim ngushllimet më të sinqerta familjës dhe gjithë miqve!!!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt,

Presidenti i Federatës së notit

Astrit Haliti. /Demokracia.com

Të ngjashme