Lajme
Vdes ish-luftëtari i UÇK-së
Demokracia
10:24 | 31 Korrik 2021

Share:

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka vdekur bashkëluftëtari i tij, Miftar Gashi.

Haradinaj ka thënë se Gashi vazhdoi kontributin e tij edhe pas çlirimit në shtetndërtimin e vendit.

“Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari im Miftar Gashi. Burrë i urtë, i dashur e i afërt me të gjithë, luftëtar i ditëve të para, udhëheqës i luftës, ai vazhdoi kontributin e tij edhe pas çlirimit në shtetndërtimin e vendit”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Gashi me rastin e vdekjes së bashkëluftëtarit të tij.

“Shpreh ngushëllime për familjen Gashi, fshatin Buçan, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Pusho në paqe Miftar!”, tha Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2874417666015962

 

Të ngjashme