Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi.
Të martën ka ndërruar jetë, në moshën 81-vjeçare, ish-kryetari i Prishtinës, akademik Salih Gashi.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka ngushëlluar familjarët, duke theksuar se puna e Gashit ka lënë gjurmë në shërbimin publik dhe në rrugëtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“Ai ishte njëri nga kontribuesit e palodhur për rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit në një kohë të vështirë për vendin tonë. Me përkushtim, urtësi dhe integritet, ai la gjurmë në shërbimin publik dhe në rrugëtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Rama.