Sport
Vdes ish-hendbollistja e njohur kosovare
Demokracia
15:07 | 02 Mars 2022

Share:

Hendbolli dhe sporti kosovar në përgjithësi ka marrë një lajm shokues ditën e sotme.

Ish-hendbollistja, Behare Brahaj-Ismajli ka vdekur, raporton Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi ku e ndjera ka qenë pjesë në kohërat më të mira, KHF Vjosa.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e Behare Brahaj-Ismajli, lojtare e kohës së artë të KHF Vjosa”.

“KHF VJOSA ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashklojtareve si dhe komunitetit sportivë”, thuhet në njoftimin e klubit. /Demokracia.com/

Të ngjashme