Sport
Vdes ish-futbollisti i njohur i Lirisë së Prizrenit, vuante nga një sëmundje e rëndë
Demokracia
14:12 | 03 Nëntor 2022

Share:

Ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Hilmi Bellanica ka vdekur në moshën 63-të vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë klubi prizrenas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruan Demokracia.com.

Bellanica ishte pjesë e gjeneratës së artë të Lirisë në vitet e 80-ta. I ndjeri jetonte me familje në Gjermani që nga viti 1990.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ndërron jetë Hilmi Bellanica

Në Gjermani në moshën 63 vjeçare ka ndërruar jetë, ish futbollisti i Lirisë, Hilmi Bellanica.

Bellanica,  prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Fillimishtë ka qenë futbollistë i Progres-exportit, në rininë e hershme, e më vonë i Lirisë.

Ndryshe, ai ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Lirisë, që në fund vitet 80-ta luante me sukses në ish Ligën e Dytë dhe ate unike.

KF Liria, shprehë ngushëllimet më të thella , me rastin e ndarjes së tij nga jeta, për familjen, bashkëlojtarët e kohës dhe opinionin sportiv.

Varrimi bëhet ditët në vijim, për çka opinioni do të njoftohet me kohë.

Ai, me familje nga vitet 90-ta jetoi në Gjermani.

Me respekt,

KF Liria

Qemal Krasniqi, kryetar./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024