Sport
Vdes ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mihallaq Kita
Demokracia
22:49 | 09 Nëntor 2021

Share:

Një lajm i trishtë vjen nga futbolli shqiptar ku është ndarë nga jeta ish-portieri i Kombëtares dhe Skënderbeut, Mihallaq Kita.

Kita është ndarë nga jeta ditën e djeshme, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga miku i tij, dhe ish-kolegu në fushë, Zeni Çela.

Ish-gardiani kuqezi njihet për kontributin e tij të çmuar në gjetjen e talenteve të rinj, që ndihmuan ekipin e Skënderbeut për dekada të tëra në futboll duke u cilësuar si një prej ikonave të futbollit korçar.

Zani Çela ka kërkuar nga Skënderbeu dhe FSHF-ja që të ndjerit Mihallaq Kita t’i akordohet titulli më i lartë.

Të ngjashme