Lajme
Vdes invalidi i UÇK-së nga Drenasi, Ahmet Thaçi
Demokracia
12:16 | 17 Qershor 2024

Share:

Ka vdekur invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi, Ahmet Thaçi.

Lajmin e ka bërë të ditur Fadil Shurdhaj, i cili tha se Thaçi ishte luftëtar i palodhur i UÇK’së.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e papritur të veteranit, invalidit të UÇK-së dhe njëherësh nënkryetarit të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Ahmet Thaçi. Ahmet Thaçi ishte një luftëtar i palodhur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i plagosur gjatë luftës. Kontributi i tij do të kujtohet gjithmonë me nderim dhe respekt të veçantë. Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, shokët, dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të. Ngushëllime të sinqerta familjes Thaçi dhe gjithë miqve të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!”

Të ngjashme