Lajme
Vdes gruaja nga Peja që mori lëndime nga zjarri
Demokracia
08:49 | 02 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e cila ishte duke marrë trajtim në QKUK ka vdekur.

Në raportin 24 orësh thuhet se viktima ishte duke marrë trajtim si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri më 29 mars.

Dhe sipas Policisë ajo ka ndërruar jetë të shtunën.

“ZJARRVËNIE/Vitomiricë, Pejë, 29.03.2023-14:00. Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuare në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri, me datën 01.04.2023 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës i është liruar familjarëve./Demokracia.com/

Të ngjashme