Lajme
Vdes gazetari Bedri Sadiku
Demokracia
10:27 | 11 Shkurt 2021

Share:

Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare gazetari Bedri Sadiku, i cili punoi në të përditshmen Rilindja.

Lajmin për vdekjen e Sadikut e bëri të ditur djali i tij Kushtrim Sadiku, shkruan Demokracia.com.

Bedriu, përveç në redaksinë qendrore të gazetës, ka punuar gazetar-korrespondent i Rilindjes edhe nga Gjilani, Tirana e Shkupi.

Bedri Sadiku është lindur në Rahovicë të Preshevës.

Bedriu la pas vetes bashkëshorten, dy djem dhe dy vajza, bashkë me shumë nipa e mbesa./Demokracia.com/

Portreti i babit, Bedri Sadiku (10.08.1956-11.02.2021)

Kujtimi per ty do te jetoje pergjithmone!

Lamtumire babe!

Posted by Kushtrim B. Sadiku on E enjte, 11 Shkurt 2021

Të ngjashme