Policia e Kosovës ka arrestuar një doktor në spitalin e Gjilanit, pas vdekjes së një foshnje në repartin e gjinekologjisë.
Lajmi është bërë i ditur nga policia përmes raportit 24-orësh.
Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Spitali Rajonal Gjilan 21.05.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/