Lajme
Vdes duke peshkuar një person në Gjilan
Demokracia
08:58 | 12 Prill 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një persona ka vdekur derisa ishte afër lumit duke peshkuar në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të policisë ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, përcjell Demokracia.com.

“Gjilan 11.04.2021 – 10:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte afër lumit duke peshkuar, ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

Policia ka njoftuar më tej se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Demorkacia.com/

Të ngjashme