Lajme
Vdes doktori Mahmut Mumci
Demokracia
18:19 | 22 Korrik 2022

Share:

Ka vdekur doktori Mahmut Mumci, i cili ishte ishte specialist i Pulmologjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

“Në vitin 1972 përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e mjekësisë, në Universitetin e Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa më vonë specializimin e përfundoi në degën e Pulmologjisë, në Zagreb”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ai kishte punuar si asistent për lëndën e Histologjisë në Universitetin e Prishtinës, e më vonë si pneumoftizolog në Departamentin Antituberkular, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Prishtinë.

“Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme