ShowBiz
Vdes djali pesë muajsh i aktorit të njohur, nga tumori në tru
Demokracia
19:36 | 07 Dhjetor 2021

Share:

Aktori dhe personaliteti televiziv i njohur amerikan, Nick Cannon ka ndarë lajmi e hidhur me ndjekësit e tij.

Ai ka njoftuar se fëmija i tij më i vogël ka vdekur nga një tumor në tru.

Cannon bëri të ditur lajmin e trishtë të martën në “The Nick Cannon Show”, duke i thënë audiencës se djali i tij pesë muajsh, Zen , ndërroi jetë.

Nick tha se gjërat morën një kthesë për keq rreth Ditës së Falënderimeve dhe tumori filloi të rritet shumë shpejt.

41-vjeçari thotë se ai e kaloi fundjavë në Kaliforni me djalin e tij, dhe të dielën ata bënë një udhëtim në oqeanin ku Nick mbajti Zen për herë të fundit, shkruan TMZ.

Tutje aktori tha se kur Zen ishte rreth 2 muajsh, filloi t’i zhvillohej atë që ata mendonin se ishte një problem i sinusit dhe ata vunë re se koka e tij dukej e madhe. Mjekët thanë se lëngu kishte filluar të grumbullohej në kokën e tij, për të zbuluar më pas se ishte tumor, i cili kërkonte operacion të menjëhershëm.

Zen ishte fëmija i 7-të i Nick, i lindur në fillim të këtij viti me modelen, Alyssa Scott.

Para njoftimit të lajmit tragjik, Nick dhe Alyssa i kishin mbajtur private çështjet shëndetësore të Zenit.

Të ngjashme