Lajme
Vdes babai i heroit Enver Zymberi
Demokracia
10:52 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Ka vdekur mbrëmë, Muharrem Zymberi, babai i heroit të Kosovës dhe ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, që ra heroikisht pas një aksioni në veri të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e Muharrem Zymberit e kanë ndarë të afërm dhe familjarë të tij.

“Te ALLAHUT jemi dhe te Ai do kthehemi, mbrëmë ndërroj jetë Baba jon Muharrem Zymeri . E lus Zotin e madhërishëm që të mëshiroj shpirtin e tij, e çofsh prej banorëve të Xhenetit Firdeus”, kanë njoftuar familjarë të tij.

Lamtumira e fundit për të ndjerin do të bëhet gjatë ditës së nesërme, më 09.12.2021, me kohën e drekës, sipas njoftimeve të familjarëve.

I biri i tij Enver Zymberi ishte dekoruar me titullin “Hero i Kosovës”.

Të ngjashme