ShowBiz
Vdes aktori Lance Reddick, ylli i serialit “The Wire” dhe i filmave “John Wick”
Demokracia
22:12 | 17 Mars 2023

Share:

Ka vdekur sot në Los Anxhelos në moshën 61-vjeçare, aktori i njohur i televizionit dhe filmit, Lance Reddick, ylli i serialeve “The Wire” dhe “Fringe”, si dhe i katër filmave nga ekskluziviteti “John Wick”, raportoi TMZ.com, sajt që merret me jetën e të famshmëve, transmeton Demokracia.com.

Trupi i pajetë i Reddick u gjet në shtëpinë e tij në Kaliforni në mëngjes dhe shkaku i vdekjes nuk dihet ende, raporton AP.

Autoritetet po hetojnë të gjitha rrethanat dhe dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale. /Demokracia.com/

Të ngjashme