Arte
Vdes aktori i njohur i filmit “Doctor Who”
Demokracia
22:43 | 22 Nëntor 2021

Share:

Bernard Holley, i njohur më shumë për paraqitjen në “Z-cars” dhe “Doctor Who”, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij në një konfirmim të bërë në rrjetet sociale, përcjellë Demokracia.

Aktori ka qenë më i popullarizuar në vitet 1960 dhe 1970 në rolin e Pc Newcombe, në plot 277 episode.

Reagimet për vdekjen e aktorit ishin të shumta, në mesin e tyre një të tillë e bëri edhe aktori Toby Hadoke.

I njëjti tha se Bernard ishte ‘një aktor, thjeshtësia e të cilit e bënte aktrimin të dukej më i lehtë se sa është”.

Holley, ka lindur më 9 gusht të vitit 1941, gjersa vdiq të hënën në mëngjes pas një sëmundjeje afatgjatë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme