ShowBiz
Vdes aktori i njohur hollivudian
Demokracia
21:13 | 07 Korrik 2022

Share:

James Caan, ylli i filmave hollivudian duke përfshirë “The Godfather”, “Elf” dhe “Misery” vdiq më 6 korrik, njoftoi një zëdhënës i aktorit. Can ishte 82.

“Me pikëllim të madh ju informojmë për ndarjen nga jeta të Jimmy-t në mbrëmjen e 6 korrikut”, u shkrua të enjten në llogarinë e aktorit në Twitter. “Familja vlerëson shprehjen e dashurisë dhe ngushëllimet e përzemërta dhe kërkon që të vazhdoni të respektoni privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë.”

“Fundi i Tweet-it”, përfundoi mesazhi, një thirrje për mënyrën se si Caan shpesh i përfundonte Tweet-et e tij.

Të ngjashme