ShowBiz
Vdes aktori i famshëm amerikan, kishte luajtur në filmin “Shaft”
Demokracia
10:40 | 25 Tetor 2023

Share:

Aktori i famshëm amerikan, Richard Roundtree ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.

Ylli i filmit “Shaft” raportohet të ketë pasur kancer në pankreas.

Lajmin mbi vdekjen e tij e bëri të ditur menagjeri Patrick McMinn.

“Puna dhe karriera e Richard shërbyen si një pikë kthese për afrikano-amerikanët në film. Ndikimi që ai pati në industri nuk mund të harrohet”, tha McMinn.

I lindur më 9 korrik 1942 në Rochester, New York, Roundtree ndoqi shkurtimisht Universitetin “Illinois” përpara se të linte shkollën për të ndjekur një karrierë modelimi.

Në fund të viteve ’60, ai u bashkua me “Negro Ensemble Company” dhe filloi të aktrojë në produksionet skenike të New Yorkut.

Të ngjashme