COVID-19KosovaSot:12Të gjitha:228,292|Bota 526,816,831
ShowBiz
Vdes aktori hollivudian
Demokracia
13:45 | 14 Maj 2022

Share:

Aktori hollivudian, Fred Ward, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur publicist i tij, Ron Hofmann, për “New York Post”.

“Me trishtim njoftoj vdekjen e aktorit të vlerësuar Fred Ward, i cili ndërroi jetë në 8 maj, në moshën 79-vjeçare”, shkroi Hofmann, pa specifikuar shkaqet e vdekjes.

Fred Ward e ka nisur karrierën e tij në vitet ’70 dhe ka qenë pjesë e filmave të famshëm si “Tremors”, “Henry & June”, “Sweet Home Alabama” dhe “Enough”.

Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar një herë çmimin “Golden Globe”./A2CNN

Të ngjashme