Arte
Vdes aktori amerikan Michael K. Williams, dyshohet për mbidozë
Demokracia
13:08 | 07 Shtator 2021

Share:

Aktori amerikan Michael K. Williams është gjetur i vdekur në banesën e tij në Brooklyn.

Aktori 54-vjeçar, i njohur nga publiku për rolet e tij në serialet “The Wire” dhe “Boardwalk Empire”, u gjet nga nipi i tij dhe dyshohet se vdekja i ka ardhur nga një mbidozë heroine.

54-vjeçari ishte nominuar 5 herë për çmimin Emmy, dhe sërish këtë vit për kategorinë e aktorit më të mirë mbështetës për filmin “Lovecraft Country”.

Williams nuk e kishte fshehur kurrë betejën e tij të gjatë me drogën.

Të ngjashme