Lajme
Vdes aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje
Demokracia
13:17 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se ka vdekur aktivisti i Vetëvendosjes, Nebi Qeliku.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hyseni u ka shprehur ngushëllime miqve dhe familjarëve të tij.

“Me keqardhje u lajmërova sot për ndarjen nga jeta të aktivistit Nebi Qeliku. Në emër dhe të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta e më të thella miqve dhe familjarëve të tij.

Në Lëvizje ne bëhemi një familje, andaj dhe ngjarje të tilla na trishtojnë, kur rikujtojmë momentet që i kemi kaluar bashkarisht dhe mundësinë për ta njohur njëri-tjetrin mbi të gjitha në nivel human”, thuhet në postimin e tij.

Të ngjashme