Lajme
Vdes 8-vjeçari në Suharekë, pas lëndimeve ta marra nga dera e oborrit
Demokracia
19:11 | 07 Gusht 2023
Ilustrim

Share:

Një tetë vjeçar nga fshati Vranic i Suharekës nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve të marra, pasi atë dhe motrën e tij 6 vjeçare i kishte zënë dera e oborrit.

Sipas Policisë së Kosovës, të cilët kanë konfirmuar rastin për teve1.info, 8-vjeçari ka ndërruar jetë në emergjencën e Prizrenit kurse fëmija tjetër është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.

“Sot me datë 07 08.2023 rreth orës 15:24 ne fshatin Vranic te Suharekës është raportuar për një incident. Konkretisht dy fëmijë kane marr lëndime te renda pasi qe dera e oborrit e metalit është shkëputur dhe i ka zënë fëmijët (vëlla e motër 8 dhe 6 vjeçar).Fëmijët janë dërguar në emergjencën e Prizrenit, ku njëri nga të lënduarit (D.L. 8 vjeç) ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve,  ndërsa fëmija tjetër në gjendje te rëndë është  dërguar për në QKUK”, ka thënë Shaqir Bytyqi nga Policia rajonale e Prizrenit.

Ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë i 8-vjeçarit i është liruar familjarëve.

Të ngjashme