Lajme
Vdes 6-vjeçari në Kavajë, u shtyp me makinë nga një 25-vjeçar
Demokracia
12:49 | 02 Shtator 2023
Arkiv

Share:

Policia e Kavajës njofton se ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një 6-vjeçar.

Ky i fundit, edhe pse është dërguar në spital, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.

“Kavajë/ Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”

Të ngjashme