Lajme
Vdes 5-vjeçari nga Drenasi, dyshohet se u godit nga dritarja
Demokracia
18:30 | 11 Korrik 2021

Share:

Një fëmijë 5-vjeçar është dërguar pa shenja jete në QKFM-në e Drenasit, mbrëmë rreth orës 21:00.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Iliaz Kodra’ në Drenas, ku dyshohet se viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij.

Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rasti është raportuar më datë 10.07.2021, rreth orës 21:00. Nga Informatat e para është kuptuar se një fëmijë 5 vjeçar është sjellë pa shenja jete në QKMF -në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Iliaz Kodra’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij”, ka thënë Borovci. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme