Lajme
Vdes 22-vjeçarja nga Gjilani, ishte e infektuar me koronavirus
Demokracia
22:17 | 07 Shtator 2021

Share:

Si pasojë e coronavirusit, ka ndërruar jetë edhe një femër 22-vjeçare nga Komuna e Gjilanit.

Në mëngjesin e së martës ajo fillimisht kishte kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit, por për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në QKUK.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur faqja ‘G-lan City’ nga Gjilani.

“Betejën me virusin e ka humbur edhe një 22-vjeçare nga Livoçi i Poshtëm i komunës së Gjilanit, Gentiana Sherifi. Njoftimi për vdekjen e saj është dhënë në rrjetet sociale. Të nderuar vendas, me pikellim te thellë ju njoftojmë se ka nderruar jetë ne moshen 22 vjeçare mesa jonë, vajza e bijes sone (Shyhrete Jetish Rexhepit) Gentiana Sherifi. Ngushellime familjes Sherifi. Ndajmë dhimbjen me ju” – thuhet në njoftim.

Të ngjashme