Lajme
Vdes 20-vjeçarja që u godit nga vetura në Krushë të Madhe
Demokracia
19:00 | 25 Maj 2022

Share:

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë ditës së mërkurë ka ndërruar jetë një 20 vjeçare e cila po trajtohej për shkak të lëndimeve të pësuar nga një aksident trafiku.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Po, mund të konfirmoj se sot ka ndërruar jetë në QKUK 20-vjeçarja e cila më datë 17.05.2022 ishte goditur nga një veturë në fshatin Krushë e Madhe e Komunës së Rahovecit”, ka thënë Elezaj.

Ai ka treguar se viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Demokracia.com/

 

Të ngjashme