Lajme
Vdes 14-vjeçarja duke lindur foshnjën në kishë
Demokracia
18:37 | 08 Gusht 2021

Share:

Policia e Zimbabves është duke hetuar rastin e një 14-vjeçareje, që vdiq derisa po lindte foshnje në një faltore të kishës në rajonin lindor të Maranges.

Rasti ka nxitur reagime të shumta në shtetin afrikan, derisa qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë protestuar. E mitura dyshohet se u detyrua ta lë shkollën dhe të martohet. Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë të njohë martesat e fëmijëve si krim dhe t’i ndalojë ato, raporton BBC.

14-vjeçarja thuhet se humbi jetën më 15 korrik të këtij viti, derisa kishte sjellë në jetë foshnjën.

Ajo u varros më vonë, por autoritetet qeveritare po hetojnë edhe trupin e saj.

Të ngjashme
Lajme • 01 Qershor 2025