Lajme
Vdes 14 vjeçari në Prishtinë, u ther me thikë
Demokracia
10:30 | 01 Mars 2022

Share:

Një nxënës i moshës 14 vjeçare ka vdekur si pasojë e therjes me thikë në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë raporton Demokracia.com.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar në detaje për rastin.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë)  dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF),  ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

“Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë tutje Ahmeti.

Të ngjashme