Lajme
Vdekshmëria foshnjore, Kosova e dyta në rajon me më së shumti vdekje
Demokracia
22:53 | 23 Maj 2022

Share:

Vdekjet e fëmijëve të posalindur janë rritur ndjeshëm viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor.

Sipas një raporti të Eurostat për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Kosova është në vendin e dytë të shteteve me vdekshmërinë më të madhe foshnjore në rajon.

E para është Shqipëria me 10.3 për 1000 lindje të gjalla. Pas Shqipërisë, Kosova renditet me normën më të lartë në rajon me 8.7 foshnje të vdekura për 100 lindje, Maqedonia e Veriut me 5.6, Serbia me 4.8 dhe Mali i Zi me 2.4.

Në BE norma mesatare e vdekshmërisë foshnjore për vitin 2019 ishte 3.4. /Demokracia.com/

Të ngjashme