Një person ka ndërruar jetë në Shtime.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në Shtime.
Sipas policisë, viktima ishte dërguar pa shenja jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Shtimes, shkruan Demorkacia.com.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke u hetuar ky rast. /Demokracia.com/