Lajme
Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë
Demokracia
20:34 | 28 Tetor 2023

Share:

Një grua e moshës 75 vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ndërsa organet kompetente e kanë cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë Kosovës. Viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75 vjeçare”, ka thënë Ahmeti fillimisht për AP.

Ajo ka bërë me dije se aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit “si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Detaje shtesë për këtë rast ende nuk dihen.

 

Të ngjashme