Lajme
‘Vdekja e vëllait dhe sëmundja e bashkëshortes’- Haradinaj rrëfen i emocionuar për dy sfidat familjare me të cilat u përball sa ishte në Hagë
Demokracia
08:08 | 27 Prill 2025

Share:

Ushtari dhe ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për dolumentarin ‘Expose’ në lidhje me burgosjen e tij në Hagë.

Gjatë burgosjes atje, Nasim Haradinaj, u përball me dy sfida të papritura familjare, vdekjen e vëllait dhe sëmundjen e bashkëshortes.

Për këtë të fundit tha se ishte, shoqja e tij e jetës, që pavarësisht sëmundjes e ndihmoi t’a tejkalonin së bashku.

“Fatkeqësisht unë kam pas dy sfida familjare, kam pas vdekjen e vëllait dhe sëmundjen e bashkëshortes time. Ato ishin sfida të cilat kanë qenë të paplanifikuara por ja që ndodhën dhe më gjetën aty ku më gjetën, mirëpo, edhe ajo ishte një sfidë të cilën Gjykata nuk ishte në gjendje t’i sigurojë të drejtat elementare, njerëzore, për mua dhe anëtarët e ngushtë të familjes. Dihet që një familje e ngushtë është nana, baba, motrat, vëllezërit, gruaja dhe fëmijët…që është e garantuar në të drejtat ndërkombëtar njerëzore kudo në botë, qoftë edhe në sistemin e Jugosllavisë, pra janë disa rregulla që duhet me i bë disa lëshime”

“Lajmi për sëmundjen e bashkëshortes ishte lajm shumë i rëndë por realisht në këtë situatë më ka ndihmuar shumë gruaja ime duke më dhënë kurajo, duke më thënë që të mos mërzitem shumë se ajo është e gatshme me u përballu me të, njëkohësisht e kisha dhe sëmundjen e vëllait që po u shihte që po shkon drejt vdekjes, trajtim shumë i keq i tij këtu në Kosovë. Vëllait tim ja kanë heq edhe gradën e parë të invalidit të luftës që ka qenë. Kur ka ardhë ashtu i sëmurë prap ja kanë rikthy që ishte një dënim që e bëri edhe shoqëria e Kosovës këtu, ndaj tij… një luftëtari që dihet se çfarë përmasash ka qenë. Por ne jemi të ‘regjur’ më këto gjëra, kur është çështja për atdhe nuk e diskutojmë, s’kemi ‘shteg’ që kërkojmë privilegje”

Ai i emocionuar na rrëfen se pavarësisht kërkesës që kishte bërë, nuk i ishte lejuar pjesmarrja në varrimin e të vëllait.

“As para varrimit dhe as pas varrimit, mua smu ka dhënë kurrë përgjigje pozitive që do të më lëshojnë” tha i emocionuar Haradinaj.

“Nuk është problem vetëm mos-pjesmarrja në varrim sepse zakonisht ditën e varrimit, ndoshta ata kanë patur një arsye, duke u frikësuar që mund të ndodhë diçka edhe pse ata nuk e kuptojnë se dita e varrimit është ditë e shenjtë dhe nuk do të kishte pas njeri dhe shqiptar që do ta kishte keqpërdor ditën e varrimit të familjarit të vet për me ba ndonjë diçka tjetër. Mua smë kanë lëshu hiq, as ditën e varrimit as para varrimit dhe as pas varrimit, mua smu ka dhënë kurrë përgjigje pozitive që do të më lëshojnë. Unë e kam bërë kërkesën me shkrim sepse e di që duhet me mbet aty zyrtarisht, por unë s’kam marrë kurrë përgjigje, as pozitive dhe as negative. Prandaj të gjitha këto, përpos mua që më kanë shkel edhe të tjerëve, kanë bërë që unë t’a shfrytëzoj të drejtën dhe të ankohem në strasburg, gjë të cilën ankesa ime veç është konfimru para 2-3 javësh që m’u desh të qoj edhe një nënshkrim timin” deklaroi Haradinaj për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.

Të ngjashme
Lajme • 27 Prill 2025