Lajme
Vdekja e pacientit pas operacionit në QKUK, edhe policia po e trajton informatën
Demokracia
23:18 | 05 Janar 2023

Share:

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin ku një pacient vdiq pas operacionit në QKUK, më konkretisht në Klinikën e Kardiologjisë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se janë duke e trajtuar informatën në koordinim me prokurorinë dhe institucionet e tjera.

“Jemi duke e trajtuar këtë informatë në koordinim me prokurorinë dhe institucionet e tjera përkatëse”, ka thënë ajo për Nacionalen.

Ndërkohë, gazeta Shneta më herët ka raportuar se Inspektorati Shëndetësor ka zbarkuar sot në këtë klinikë dhe po e heton rastin.

Ndërkaq, është paralajmëruar se do të ketë hetime edhe nga prokurori i Odës së Mjekëve të Kosovës.

 

Të ngjashme