Lajme
Vdekja e Navalny, nëna e tij niset për në burgun rus
Demokracia
11:39 | 17 Shkurt 2024

Share:

Nëna e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny po udhëton për në koloninë e burgut ku ai vdiq. Sipas gazetës, Lyudmila Navalnaya shoqërohet nga avokati i Navalny.

Disa orë pasi u raportua për vdekjen e Navalny, gruaja e tij, Yulia Navalnaya, doli në një konferencë sigurie në Gjermani, ku ishin mbledhur shumë liderë. Ajo tha se kishte menduar të anulonte, “por më pas mendova se çfarë do të bënte Alexei në vendin tim.

Dhe jam e sigurt se ai do të ishte këtu”, duke shtuar se nuk ishte e sigurt nëse mund t’i besonte lajmet nga burime zyrtare ruse.

Të ngjashme