Ka vdekur në moshën 54-vjeçare agjenti i njohur i futbollit në botë, Mino Raiola.
Lajmin e ka konfirmuar familja e tij, shkruan Demokracia.com.
Raiola ka vdekur në spital pas një sëmundjeje disa mujore në Milano të Italisë.
Raiola ishte ndër agjentët më të famshëm në botën e futbollit, duke menaxhuar një numër të madh të lojtarëve, përfshirë edhe yje të futbollit.
Raiola u bë agjenti më i famshëm në futboll, me klientë duke përfshirë sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt, portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumma dhe yllin e Manchester United, Paul Pogba e shumë të tjerë.
Kjo është lista e futbollistëve që ishin klientë të Raiolas.
Haaland
De Ligt
Donnarumma
Pogba
Ibrahimoviq
De Vrij
Gravenberch
Verratti
Lozano
Dumfries
Malen
Kluivert
Mazraoui
Mkhitaryan./Demokraica.com/