Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet rreth vdekjes së disenjatorit, Festim Isufi, i cili u gjet i vdekur pak ditë më parë në banesën e tij.
Kështu konfirmuan për Insajderin nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. Zëdhënësja për media në Prokurorinë Themelore, Kaltrina Shala tha se prokurori kompetent ka hapur tashmë rastin “Hetim mbi vdekjen”.
“Ju njoftojmë, se prokurori i shtetit ka hapur rastin “Hetim mbi vdekjen” dhe është duke proceduar per çështjen në fjalë.
Tani për tani nuk mund të ofrojmë informacione te detajuara sepse kemi ne konsiderate rrethanat qe kanë te bëjnë me zbatimin e masave për mbrojtjen e informacioneve konfidenciale“, tha Shala.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.
Dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B” teksa gruaja e tij e plagosur nga therrja me thikë.