Lajme
Vdekja e Elizabeth II, Krasniqi nënshkruan në librin e zisë, i shkon për ngushëllime Abott-it
Demokracia
14:07 | 12 Shtator 2022

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot ka qenë në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, për t’i shprehur ngushëllime ambasadorit Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorëve të tij, për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Përmes postimit në Facebook, Krasniqi ndër të tjera njoftoi se ka nënshkruar në librin e zisë.

“Me këtë rast, nënshkrova edhe librin e zisë, në kujtim dhe nderim të jetës së Mbretëreshës Elizabeth II, udhëheqja, vizioni, përkushtimi dhe mirësia e së cilës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e botës. Ngushëllimet më të thella, nga unë dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, për Qeverinë dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

Sot isha në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, për t’u shprehur ngushëllime Ambasadorit Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorëve të tij, për vdekjen e Lartmadhërise së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.

Me këtë rast, nënshkrova edhe librin e zisë, në kujtim dhe nderim të jetës së Mbretëreshës Elizabeth II, udhëheqja, vizioni, përkushtimi dhe mirësia e së cilës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e botës.

Ngushëllimet më të thella, nga unë dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, për Qeverinë dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Të ngjashme