Lajme
Vdekja e 35-vjeçares në Malishevë që vdiq duke e trajtuar dhëmbin, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit
Demokracia
16:11 | 23 Gusht 2023

Share:

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka pranuar kallëzimin penal kundër dy të dyshuarve që janë arrestuar nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, ku si pasojë një 35-vjeçare ka ndërruar jetë.

Hekuran Batusha, bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se brenda afatit ligjor, do të ushtrojnë kërkesë për caktimin e masës së paraburigmit ndaj të dyshuarve.

“Ju njoftojmë se kemi pranuar kallëzimin penal kunder të dyshuarve të njejtit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim policor prej 48 oresh dhe brenda afatit ligjor Prokurori i Shtetit në gjykatën kompetente do të parashtrojë Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Trajtimi i pndërgjegjshëm mjekësor”, konfirmoi Batusha.

Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se janë arrestuar dy persona (një grua dhe një burrë), pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, meqë rast viktima ka ndërruar jetë.

Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, të dyshuarit më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Kurse, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ordinanca ku është trajtuar tani e ndjera, ka vepruar ilegalisht.

Edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës, ka reaguar pas rastit në Malishevë, ku dyshohet se një grua ka vdekur si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor. Ata u zotuan se pas marrjes së raporteve nga Inspektorati Shëndetësor, do t’i marrin masat e duhura ndaj stomatologut.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024