Lajme
Vdekja e 26-vjeçarit në Suharekë, reagon kryetari i komunës
Demokracia
23:47 | 02 Maj 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar për rastin e Faton Haxhajt, 26-vjeçarit, që vdiq sot në Suharekë.

Muharremaj ka publikuar një foto me të, duke thënë se ai ka qenë prej djemve të rrallë, të cilit ia ka admiruar energjinë për jetën.

“Fatoni është prej atyne djemve të rrallë, që ua kam admiru energjinë për jetën. E kam pa më veçantë natyrisht, sepse ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj. Ditë të vështira po përjetojmë. Megjithate duhet ta gjejmë forcën që ta tejkalojmë dhimbjen. Ngushllime Familjes Haxhaj”, ka shkruar Muharremaj.

Ndryshe, një 26 vjeçar nga fshati Greikoc i Suharekës është gjetur i vdekur. Pranë shtëpisë së tij është gjetur edhe një armë AK-47.

Të ngjashme